top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 17, 2018
  • 1 min read

Sipas Prishtina Weather, gjatë fundjavës, gjegjësisht ditës së shtunë dhe të diel do të ketë kryesisht mot të ndryshueshëm.

Ndërsa, në fillim të javës së ardhshme zona anticiklonike nga Atlantiku do të shtrihen mbi rajon duke mundësuar mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell. 

18.08 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. 

19.08 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima. 

20.08 – Mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. 

21.08-22.08 – Mot kryesisht me diell. Pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. 

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 30C. 

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet pak mbi vlera normale. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page