top of page
123.jpg

Shqiptarët nuk pranohen në njësitin special “Ujqit” vetëm pse janë shqiptarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 19, 2018
  • 1 min read

Gjenerali i Armatës së Republikës së Maqedonisë Muhamet Racaj thotë se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. 

Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e marrin avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Atje nuk kemi asnjë shqiptarë sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjejgësishtë është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolegtivi nuk të pranon, dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët- tha gjenrali Muhamet Racaj. Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi? Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik. Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të ushtarëve shqiptarë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page