top of page
123.jpg

Çaji që duhet të konsumoni sipas grupit të gjakut

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 19, 2018
  • 2 min read

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe më e këshilluara nga mjekësia popullore dhe jo vetëm.

Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi?

Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë. Ja si duhet të jetë çaji juaj:

1.Grupi i gjakut A

Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengut dhe xhenxhefilit.

2.Grupi i gjakut 0

Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm. Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

3.Grupi i gjakut B

Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuar, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt. Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

4.Grupi i gjakut AB

Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe menexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page