top of page
123.jpg

46-vjeçarja bie nga anija në detin Adriatik, gjendet duke notuar pas 10 orësh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 20, 2018
  • 1 min read

Një histori që ngjan me fabulën e një filmi ajo e një gruaje britanike e cila ka rënë nga një anije në detin Adriatik.

46-vjeçarja e quajtur Kay kishte qenë në bordin e një anije lundrimi norvegjeze dh era në det pak para mesnatës së të shtunës rreth 60 milje larg bregut kroat. 

Ajo ia doli të qëndronte e gjallë për orë të tëra kur u gjet mëngjesin e sotëm duke notuar nga një anije shpëtuese. 

Gruaja britanike ka thënë se ajo ndjehet me fat që është gjallë ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Një zëdhënëse e policisë kroate tha:

Në orët e para të ditës së sotme rojet bregdetare u njoftuan se një grua kishte rënë nga anija dhe nisën një operacion shpëtimi. Jemi të kënaqur që turistja është gjallë, ajo është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Gruaja është nga Mbretëria e Bashkuar  dhe fatmirësisht tani është e sigurt, ndërsa prêt që së shpejti të bashkohet me  miqtë dhe familjen.”

Pritet që ambasada britanike në Kroaci të deklarojë se si ra gruaja nga anija norvegjeze, e cila nuk kishte shumë kohë që ishte vënë në përdorim. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page