top of page
123.jpg

I arrestuari nga FBI performon me pranga në duar “Kiki Challenge” - Video

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 19, 2018
  • 1 min read

Një i dyshuar për vrasje të dyfishtë ka përfituar nga rasti për të performuar “Kiki Challenge” ndërkohë që po shoqërohej nga oficerët e FBI. 40-vjeçari, Anton Mims, rezultonte në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI që nga Qershori përpara se të arrestohej më 31 Korrik në College Park në Georgia, SHBA. Ndërsa, Mims zbret nga avioni ai vë re kamerat televizive dhe nis të kërcejë, ndërsa formon një zemër me duart e tij. Sidoqoftë ky veprim nuk u bën përshtypje agjentëve të FBI-së të cilët e shoqëruan me shpejtësi në makinë. Mims është akuzuar për vrasjen e Cortez Miller, 22 vjeç dhe Michael Johnson, 29 vjeç, më 25 Mars në një shtëpi në Benton Harbor. Mijëra përdorues të rrjeteve sociale, duke përfshirë edhe të famshëm si Will Smith, kanë postuar videot e tyre duke performuar një koreografi të quajtur “Kiki Challenge” me në sfond këngën “In my feelings” nga këngëtari Drake./tvklan.al ⤵️

Për video kliko KËTU


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page