Kryeprokurori tregon pse u largua nga Kosova prokurori që po i hetonte Listat e Veteranëve
- rilindjashqiptare
- Aug 20, 2018
- 1 min read

Kryerprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka folur para mediave rreth ‘ikjes’ së prokurorit Elez Blakaj për në Amerikë dhe lënien e lëndës për veteranët në gjysmë. Millaku ka thënë se vetë Blakaj i kishte thënë se ka gjetur punë në Amerikë. Ndërkohë, Millaku ka folur edhe për procedurën e punës rreth hetimit dhe hartimit të aktakuzës, e cila u tha se ishte dorëzuar në Prokurori. Millaku ka thënë se drafti i parë ka thënë se kishte disa probleme dhe për këtë arsye ia kishte kthyer Blakajt për përmirësim. Ai në fillim, sipas Millakut, e kishte dorëzuar një aktakuzë të panënshkruar dhe tek më pas Blakaj e kishte dorëzuar të plotësuar dhe nënshkruar.
Po ashtu, Millaku sqaroi se prokurori nuk kishte pasur frikë rreth çështjes së veteranëve, pasi kur Millaku e kishte pyetur rreth frikës për t’ua ndalur pensionet, Blakaj i kishte thënë se ‘nuk ka frikë’. Kryeprokurori shtoi se nuk janë të vërteta lajmet që aktakuzë është bllokuar, por sipas tij, ajo ishte e paplotësuar dhe është kërkuar të plotësohet. Sidoqoftë, Millaku ka përsëritur përsëri se në aktakuzë thuhet se janë 19 060 persona që, sipas Prokurorisë, janë hyrë paligjshëm në listat për pensione të veteranëve.
Comments