top of page
123.jpg

Qeni në Vushtrri tash e 6 ditë pa ngrënë, pret pronarin që u nda nga jeta - Video

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 20, 2018
  • 1 min read

Se kafshët ndjejnë thellë shoqërimin, kujdesin, por edhe dashurinë që njerëzit japin për to, këtë e kemi ditur, por që ato të ndjejnë mungesë, e madje edhe tronditje të madhe deri në mërzi për ndarjen nga jeta të pronarit të tyre, kjo është shumë befasuese, së paku për njerëzit që nuk i njohin ato. Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Që nga e mërkura, kur ka ndërruar jetë Asllan Quni Kuqani, qeni i tij është duke e pritur te dera që ai të kthehet. Për as edhe një moment ai nuk është larguar nga dera e punëtorisë ku kishte punuar i ndjeri, raporton Veriu.info. Për më keq, qeni i quajtur “Cuki” është tronditur aq shumë nga mungesa e pronarit, i cili është kujdesur për të plotë 13 vjet, sa tani e gjashtë ditë ai as nuk po ha e as nuk po pi. 

Se çfarë thonë fqinjët, por edhe njohësit e marrëdhënies dhe sjelljes së kafshëve, shikoni videon në vazhdim duke klikuar KËTU


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page