top of page
123.jpg

Thaçit nuk i shërbehet pija nga BIK-u që ai paguante 500 euro për një natë: Merrni, merrni se adet ë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 21, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava për t’i uruar atij dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Aty Thaçi është shërbyer me ujë dhe me një lëng. Myftiu nuk i ka shërbyer llojin e pijeve që Thaçi gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër kishte shpenzuar para të majme vetëm për një natë në pije alkoolike, raporton Insajderi. Në raportimet e Kallxo, Thaçi kishte shpenzuar në faturën e datës 5 tetor 2011 në total shumën prej 1 mijë e 85 euro, kurse për 10 litra verë italiane kishte paguar shumën prej afro 500 eurove. Thaçi si mysafir i Tërnavës është freskuar vetëm me ujë. Kujtojmë që konsumimi i pijeve alkoolike sipas besimit Islamit është e ndaluar. Tërnava ka kërkuar edhe nga stafi shoqërues i Thaçit të freskohet me ushqim apo me ëmbëlsira. “Merrni merrni se Bajram është, është adet ndonjë ëmbëlsirë ndonjë diçka”, u ka thënë Tërnava stafit të Thaçit.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page