top of page
123.jpg

Veterani i UÇK-së i drejtohet të rinjve: Ikni nga Kosova sa nuk është vonë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 21, 2018
  • 1 min read

Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci ka kritikuar kryeministin Haradinaj pas fjalimit të tij të mbrëmshëm rreth dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj.

Godanci përmes një postimi në facebook ka shkruar se fjalori i Haradinajt tregon nivelin e shoqërisë në të cilën jemi dke jetuar.

Ai madje u ka bërë thirrje rinisë kosovarë të largohen sa më parë nga Kosova. Më poshtë gjeni postimin e plotë:

“Të nderuar miq, mbrëmë e dëgjova më shumë kujdes intervisten e kryeministrit të vendit. Përdorimi i atij fjalori tregon intelektualitetin e kryeministrit.

Kjo tregon edhe nivelin e shoqërisë që jemi duke jetuar.

Unë personalisht e përkrahu prokurorin dhe e arsyetoj ikjen e tij nga vendi.

Çdo prokuror,gjykatës më mendje të shendoshë kur e dëgjon kryeministrin e vendit të tij duke përdorur atë gjuhë ndaj tyre duhet të iki nga vendi.

T’i thuash një prokurori hajn i pulave, pishpirik, e pse?

Sepse e zbulon të vërtetën rreth matrapazllakut të listave të veteranëve. kjo nuk don koment.

Andaj edhe unë bëjë thirrje edhe pse më zemër të thyer,ju të rinjë që mundeni ta gjeni veten në vende tjera të Europës largohuni sa nuk është vonë.

Nuk është më patriotizem të jetosh në vendin tuaj,patriotizem është aty ku mund të jetosh dinjitetshem,aty ku mund ta gjesh mirqenien për familjen,aty ku fëmijët kanë perspektivë.”


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page