top of page
123.jpg

BE flet për rastin e veteranëve, kërkon nga politikanët dhe prokurorët të kenë kujdes me deklaratat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 22, 2018
  • 1 min read

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate për media ka treguar se BE-ja është duke e përcjell nga afër çështjen e prokurorit Elez Blakaj. “Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë është e një rëndësie vendimtare në këtë kontekst dhe duhet të sigurohet. BE i fton të gjithë të përmbahen nga ndonjë sulm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve individualë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë. Më tej në deklaratë thuhet se “Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme”. BE ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, pa asnjë ndërhyrje. /Telegrafi/


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page