top of page
123.jpg

E pabesueshme: Ronaldo ishte shumë pranë Milanit sivjet, ja pse dështoi transferimi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 22, 2018
  • 1 min read

Mediat italiane kanë zbuluar sot një prapaskenë mjaft interesante që lidhet me yllin portugez Kristiano Ronaldo, i cili u transferua këtë verë te Juventusi.

Është “La Republica”, e cila shkruan se përveç Napolit, të cilit i ishte ofruar portugezi, në garë për CR7 ishte edhe Milani.

Fasone dhe Mirabeli kishin shfrytëzuar marrëdhëiet e mira me agjenti Horge Mendez, dhe në heshtje po punonin që ta arrinin këtë transferim të bujshëm që nga viti i kaluar.

Negociatat mbetën të hapura edhe gjatë këtij viti, por në fund, fakti që kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikohen në Champions League dhe problemet e shumta me shoqërinë kineze, bënë që kjo alternativë e merkatos të binte poshtë.

Gjithsesi duhet thënë se edhe me kalimin e Ronaldos te Juventusi, Milani përfitoi disi, pasi arriti të marrë në Milano Gonzalo Higuainin, një bomber që premton gola të shumtë për kuqezinjtë, të cilët kanë vuajtur për numra 9, gjatë sezoneve të shumta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page