Haradinaj nuk ndërron mendje: Ja pse është hajn ish prokurori Elez Blakaj
- rilindjashqiptare
- Aug 22, 2018
- 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj i pyetur për mocionin e mundshëm të LDK-së se për rrëzimin e Qeverisë të paralajmëruar në shtator, ka thënë se nuk e sheh problem.
Ai ka thënë se Qeveria po vazhdon me punën e saj, ndërsa e ka thënë se është i pakënaqur me punën e LDK-së dhe Vetëvendosjes në opozitë.
Haradinaj për dialogun dhe çështjet e ndryshimit të kufijve të propozuar nga Thaçi, ka thënë se ai nuk i ka dhënë mbështetjet Thaçit që të diskutojë me Serbinë për këtë çështje, por për ta arritur një marrëveshje për njohje reciproke, raporton lajmi.net.
“Presidenti nuk e ka mbështetjen time e as të partisë time për të folur rreth kësaj çështje. Nëse flet për këtë çështje, ai nuk flet me mbështetjen time”, ka thënë Haradinaj.
Lidhur me rastin e prokurorit Blakaj ka thënë se qëndron prapa deklaratave që i ka thënë për të.
Ka thënë se e vlerëson atë si hajn për shkak të mënyrës se si e ka lënë lëndën që e ka pasur.
Haradinja ka thënë se i ka dalë në ndihmë në të gjitha format atij që ta hetojë dhe përfundojë lëndën e nisur.
Haradinaj është shprehur se është për t’u hetuar mashtrimet me listat e veteranëve.
Comentarios