top of page
123.jpg

Kaka: Ky është ekipi më i fortë në Serie A

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 22, 2018
  • 2 min read

Leite Kaka ka analizuar sezonin e ri në Serie A.

“Në letër Juventusi është skuadra më e fortë, për këtë nuk ka diskutim, por mund të ndodhin shumë gjëra, të kesh pretendime të mëdha është në ADN-në e Milanit.” Nëse këtë e thotë Ricardo Kaka, atëherë duhet besuar. Milani i ri, Leonardo, Maldini, Gattuso, objektivat, CR7 dhe e ardhmja.

Ish-futbollisti kuqezi, i cili arriti majat me Milanin, flet për gjithçka në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”

Çfarë i ka sjellë Leonardo Milanit?

Eksperienca, kontaktet me FIFA-n dhe UEFA-n, si dhe me klubet e mëdha. Leo ka bërë gjithçka, ka bredhur botën. Është i zgjuar dhe e njeh mirë artin e komunikimit. E di sesi ndërtohet një skuadër e madhe.

Po Maldini, çfarë mund t’i shtojë më shumë kupolës drejtuese të Milanit?

“Paolo është historia, flamuri. Është një idhull. Në botë, nëse flet për Milanin, flet edhe për Paolon dhe anasjetllas. Paolo është besnikëria. Drejtuesit e sotëm kanë rigjetur ADN-në e Milanit. Leo dhe Paolo janë rikthyer, ndërsa Gattuso qëndroi në pankinë. Rino është nga ata që kanë shumë grintë, shpirtin që nuk dorëzohet kurrë. Kështu ishte edhe kur luante.

Si ju duket ky Milan?

Është një skuadër që po kërkon seriozisht të rimarrë vendin që i takon në futbollin e madh. Nuk duhet ta nënvlerësojnë Europa League-n. Kur të eliminohet skuadra të rëndësishme nga Championsi, do të bëhet një turne shumë tërheqës dhe për ta fituar mund të bëhet një objektiv shumë i rëndësishëm.

Shkuat te Reali i Madridit në vitin 2009, bashkë me Ronaldon. Duke qenë se ke luajtur me të dhe e njeh nga afër, çfarë tipi është?

Për futbollin italian është shumë bukur që e ka afruar. Rrit shikueshmërinë, afron sponsorët dhe shton interesin e mediave nga e gjithë bota. Kampionët e mëdhenj, nëse do të kenë mundësi për t’u transferuar në Serina A, do të mendohen gjatë. Cristiano sjell gjëra pozitive në sistemin e futbollit italian, jo vetëm tek Juventusi.

Kur do t’ju shohim te Milani?

Nuk e kam idenë. Për momentin dua të qëndroj pranë familjes sime në Brazil dhe nuk mund ta imagjinoj një impenjim fiks. Mund të vij në Itali për motive personale, kështu që do të kem mundësi për të testuar terrenin. Do të jem në “San Siro” si tifoz, por pa dyshim që do të doja të bëjë diçka më shumë për Milanin. Është çështje kohe.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page