top of page
123.jpg

Sylejman Selimi: UÇK-ja i kishte 12 mijë ushtarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 22, 2018
  • 1 min read

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, thotë se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK‘së.

Në një intervistë ekskluzive për Televizionin 7, Selimi nga burgu i Dubravës, përmes telefonit, kërkon që tërë procesi i verifikimit të veteranëve të luftës të kthehet në piken zero dhe të shqyrtohet nga fillimi.

“Sipas të gjitha shënimeve të komandantëve, të zonave në përgjithësi ka variuar numri deri në 12700”, thotë Selimi përmes telefonit, nga burgu i Dubravës.

“Ky është një numër që nuk është real dhe duhet të merren me të institucionet vendore po ashtu edhe ata që kanë luftuar”, shton ai, duke hedhur kundërshtuar numrin prej 60 mijë veteranëve që ka nxjerrë komisioni për verifikimin e statusit të tyre.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page