top of page
123.jpg

Letra e Haradinajt për Blakajn po cilësohet si “skandali më i madh në drejtësi”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 23, 2018
  • 2 min read

Sot në media është publikuar një letër e kryeministrit Haradinaj, nëpërmjet së cilës ai i kishte dhënë çasje të plotë prokurorit Elez Blakaj në hetimet për listat e veteranëve.

“Pa asnjë pengesë nga askush mund të vazhdoni hetimet”, thuhet në letër.

Por ky dokument po cilësohet si skandali më i madh në drejtësi. Kjo për shkak të pikës së tretë të letrës.

“Hetimet do të zgjasin 30 ditë, e në fund të hetimeve, Prokurori i dorëzon kryeministrit raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij”, thuhet në letër.

Kjo po vlerësohet si skandal nga Ehat Miftaraj i Institutit Kosovar për Drejtësi.

Miftaraj në facebook ka thënë se periudhën e hetimeve nuk e përcakton kryeministri, por kodi i procedurës penale.

“Sipas Kodit te Procedures Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuze qe dergohet në Gjykate permes shkrimores,ose me aktvendim per pushimin e hetimeve. Nuk dorezohen te Kryeministri”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë nga Miftaraj:

Nje jurist me njohuri elementare, kete shkrese te Kryeministrit e sheh si skandalin me te madh qe mund te duroj drejtesia.

Sipas Kodit te Procedures Penale ne parim hetimet zgjatin 24 muaj, dhe i percakton ligji jo Kryeministri.

Kryeministri si zemergjere is paska caktu 30 dite.

Sipas Kodit te Procedures Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuze qe dergohet në Gjykate permes shkrimores,ose me aktvendim per pushimin e hetimeve. Nuk dorezohen te Kryeministri.

Krejt kjo shkrese e Kryeministrit eshte kompetence e gjykatesit sipas kerkeses se Prokurorit.

Po ne Kosove Kryeministrin e kemi edhe prokuror, polic, gjykates, redaktor e cka jo tjeter.

Me shqetesues eshte fakti se Kryeministri ka keshilltar ligjor, dhe si te njejtit lejojne qe Kryeministri me mbrojt veten me nje dokument si ky qe dokumenton ndikimin dhe nderhyrjet ne hetimin e rastit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page