top of page
123.jpg

UEFA E KONFIRMON KU LUAN KOSOVA SI VENDËS

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 23, 2018
  • 1 min read

UEFA ka publikuar datat dhe vendet e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kosova në Ligën e Kombeve është pjesë e Ligës D dhe në grupin 3 bashkë me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me Azerbajxhanin në Baku, kurse ndeshjen e parë si vendës e zhvillon ne Ishujt Faroe më 10 shtator.

UEFA në ueb faqen e vet ka publikuar Stadiumin Fadil Vokrri si arenë të zhvillimit të kësaj ndeshjeje, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka ka përfunduar rreth lejimit të zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium.

Më herët rreth kësaj teme ishte deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm o FFK-së Erroll Salihu, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, duke pohuar se nuk presin befasi ose raport negativ, por se ndeshjet e kombëtare së Kosovës do të luhen në Prishtinë tash e tutje.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page