Abdixhiku: Qeveria Haradinaj më e dobëta dhe më e rrezikshmja që Kosova ka pasur ndonjëherë
- rilindjashqiptare
- Aug 24, 2018
- 4 min read

Sipas deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Qeveria Haradinaj është qeveria më e dobët, më e dëmshme dhe më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë. Abdixhiku ka ironizuar edhe këtë herë me numrin e madh të zëvendësministrave, si dhe vizitën e liderëve kosovarë në Bruksel, si ekskurzionin më të turpshëm. Madje, ai nuk ka harruar që tua kujtojë liderëve edhe iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe 53 milionëshin e “Bechtel&Enkas;”, shkruan Expres.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, i ka përmendur një nga një skandalet e Qeverisë Haradinaj. Ai Qeverinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj e ka cilësuar si më të dobtën, dëmshmen dhe më të rrezikshmen që Kosova ka pasur ndonjëherë. Fillimisht Abdixihiku ka ironizuar për numrin e madh të partive në koalcionin qeverisës si dhe programin siç e quan ai, jo përparimtar , si dhe me ëmerimin e numrit të madh të zëvendësministrave dhe koordinatorëve. “Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar - ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”, ka shkruar ai. Më tutje, Abdixhiku ka deklaruar se kjo qeveri në menaxhimin e parasë publike ka treguar pangopësi, duke ia rritur pagat vetes. Si skandal tjetër ai e ka konsideruar 53 milionëshin për autostradën “Arbën Xhaferi”, si dhe vendimin për faljen e borxheve të prodhuesve të ujit. “Në menaxhimin e parasë publike treguan pangopësi. Vendimi i parë, rritja e pagave për vete. Thanë se “ju duheshin për kravatë”. Vendimi i dytë falja e 60 milion eurove prodhuesve të ujit. Thanë se “ju ka tekë”. Vendimi i tretë shtimi i 53 milion eurove Bektel Enkas. Thanë mos bëni fjalë se “i shpëtuam miliona të tjerë”. Për dy muaj shterrën rezervën shtetërore si asnjë qeveri më pare”. Deputeti Abdixhiku ka përmendur edhe tentimin për shfuqimizim e Gjykatës Speciale. “Në relacione ndërkombëtare prodhuan kaos. Provuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me fillim. “Thikë pas shpinde” ishte cilësimi amerikan; “nata më e rrezikshme e Kosovës” ai britanik; në fund u kthyen ku ishin në fillim - veçse me një kosto të tmerrshme joserioziteti jashtë. Ku ishin në fillim u kthyen edhe demarkacion - veçse Kosovës i humbën 3 vjet jetë. Në fund votuan marrëveshjen e njejtë pa as edhe një ndryshim. Thanë “tash bëmë kufi të ri”. Tash, meqë ne jemi n’pushtet thanë, ju mund të lëvizni lire”, ka shkruar ai. Ky është postimi i plotë i Abdixhikut: ÇKA PRITËT? Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar - ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”. Punë e madhe e tyre doli të jetë emërimi i 80 zëvendësministrave. Këta të fundit njihen sot për raportet e tyre “dinamike” - material për tallje kolektive. Kur mbaruan me zëvendësministra, krijuan koordinatorë. Kështu Qeveria e Kosovës ka sot “kordinator për rini” dhe “koordinator për gjeneratë të re”; dhe kjo s’është barcoletë. Bëjeni diferencën vet. Në menaxhimin e parasë publike treguan pangopësi. Vendimi i parë, rritja e pagave për vete. Thanë se “ju duheshin për kravatë”. Vendimi i dytë falja e 60 milion eurove prodhuesve të ujit. Thanë se “ju ka tekë”. Vendimi i tretë shtimi i 53 milion eurove Bektel Enkas. Thanë mos bëni fjalë se “i shpëtuam miliona të tjerë”. Për dy muaj shterrën rezervën shtetërore si asnjë qeveri më parë . Në relacione ndërkombëtare prodhuan kaos. Provuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me fillim. “Thikë pas shpinde” ishte cilësimi amerikan; “nata më e rrezikshme e Kosovës” ai britanik; në fund u kthyen ku ishin në fillim - veçse me një kosto të tmerrshme joserioziteti jashtë. Ku ishin në fillim u kthyen edhe demarkacion - veçse Kosovës i humbën 3 vjet jetë. Në fund votuan marrëveshjen e njejtë pa as edhe një ndryshim. Thanë “tash bëmë kufi të ri”. Tash, meqë ne jemi n’pushtet thanë, ju mund të lëvizni lirë. Në dialog me Serbinë shkuan kallabllak - “hajde bac, hajde bac, bac bac bac” do të mbahet si ekskurzioni më i turpshëm kosovar ndonjëherë. Dikur nisën të flasin për kufinj. Një herë për ndarje, dikur për shkëmbim, në fund për korigjim - pa strategji, pa ide, thuajse lojë shpërblyese është kjo. Eksperimentet e tyre ndërkombëtare ndaluan njohjet, vënë Kosovën në status-quo, e i dhanë Serbisë letren e palës së barabartë kur flitet për shtetin tonë. Këndej ndërsa vendosën tu paguajnë gjithë rrymën serbëve në Veri; e kriminelin e atjeshëm Radojçiq e lartnuan si mik. Në sjellje me publik treguan arrogancë. Kur shtinë me armë zjarri thanë “është traditë”; kur thyen ligjin thanë “punë e madhe që thyhet një ligj”; kur u shtuan 19,000 veteranë thanë “jeni hajna të gjithē” - “paguani taksë për mosluftim” ishte një alternativë. E pra miq, çka prisni nga të tillë? Pse çuditeni? Kjo Qeveri, pa dyshim, në pērbërje, në substancë, në dije, sjellje e prezantim është Qeveria më e dobët, më e dëmshme më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë
Comments