E masin me kronometër – do ju habisë shpejtësia e Manesë
- rilindjashqiptare
- Aug 24, 2018
- 1 min read

Sadio Mane njihet si një nga lojtarët më të shpejtë në Premier League, por këtë fundjave, një veprim i tij u bë temë e shumë diskutimeve.
Goli i shënuar nga ai në minutën e fundit të ndeshjes së Liverpoolit me ekipin londinez Crystal Palace në fakt u analizua në një video, me matje me kronometër, të postuar nga kanali zyrtar i Liverpoolit në twitter, raporton Insporti. Në video shihet se si Mane, në minutën e 90-të të ndeshjes, përshkon një distancë prej gati 90 metrash, arrin të kontrollojë dhe driblojë topin, kalojë portierin kundërshtar dhe të shënojë, për 13,72 sekonda, që është arrtije e mahnitshme dhe dëshmi e përgatitjes së tij fenomenale fizike.
VIDEO 👈
Commentaires