KOLONELJA E PARË E UÇK-SË: NUK KISHTE MË SHUMË SE 17 MIJË VETERANË, LISTËN E VËRTETË E KA AGIM ÇEKU
- rilindjashqiptare
- Aug 23, 2018
- 3 min read

Për kolonelen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shyhrete Gosalci është e papranueshëm numri prej 60 mijë veteranëve. Sipas saj numri i veteranëve të vërtet arrin afër 17 mijë, mirëpo ajo thotë se veteranët mashtrues të cilët kanë marr statusin e veteranit janë duke ia ulur dinjitetin ushtarëve të vërtet dhe është shumë e pamoralshme nga ana e atyre. Ajo thotë se të gjithë dokumentacionin e regjistrimit të veteranëve e posedon, ish-gjenerali, Agim Çeku.
17 mijë po del të jetë numri i vërtetë i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sipas koloneles së parë Shyhrete Gosalcit. Ajo në një intervistë për Insajderin si eprore në Zonën e Llapit ka treguar numrin e saktë të ushtarëve .
Gosalci kujton se si eprore ka pas përgjegjësi ndaj të gjithë ushtarëve të saj dhe se sipas saj në zonën e Llapit numri i ushtarëve ka qenë rreth 4 mijë duke përfshirë këtu të gjitha brigadat, shkraun Insajderi.
“Unë si eprore kam pas përgjegjësin edhe ndaj ushtarëve dhe ushtareve të mija dhe numri përafërsisht si njësi guerile ka qenë 400 ushtarë, ndërsa e gjithë Zona e Llapit diku 4 mijë, duke e përfshirë me brigadë me të gjitha, pra do të thotë kur janë bërë në të gjitha zonat numri ka dalë diku 17 mijë për afërsisht”, ka thënë Gosalci për Gazetën Insajderi.
Ajo shprehet kundër numrit të fryrë të veteranëve ku numri i tyre ka arritur deri në 60 mijë. Sipas saj numri kaq i lartë i veteranëve ia ul vlerat UÇK-së, teksa thekson se shumica e veteranëve të vërtetë janë në gjendje të mjerueshëm.
“Mirëpo unë sot nuk pajtohem dhe e them publikisht që nuk është në rregull që sot me u bo 60 mijë veteranë sepse është ul dinjiteti i atyre veteranëve të vërtet edhe sot shumica e veteranëve të vërtet janë në gjendje të mjerueshme ndërsa ata të cilët kanë përfituar kanë kushte të mira”, ka shtuar Gosalci.
Ajo thotë se prej fillimit të numërimit të veteranëve gjithçka ka shkruar keq. Ka thënë se të gjitha dokumentacionet e regjistrimit të veteranëve i posedon, ish-Gjenerali, Agim Çeku.
Gosalci thotë se nuk e din pse është rritur numri i veteranëve dhe është bërë kjo fryrje e numrit të tyre.
“Sa i përket listës së veteranëve prej mbas luftës i kemi bërë të gjithë formularët i kemi plotësuar dhe i kemi dorëzuar secili nëpër shtabet e veta, çdo zonë, ndërsa unë kam qenë në zonën e pestë që ka qenë e përfshirë Prishtina i kemi dorëzuar formularët dhe sot të gjithë ato janë tek gjeneral Çeku do me than botërisht dihet se ajo është mbyll me digjitalizimin e UÇK-së”, ka treguar ish-koloneila, Gosalci për Insajderin.
I gjithë debati për “veteranëve mashtrues” është rikthyer pas dorëheqjes së ish-prokurorit, Elez Blakaj, i cili ishte duke i hetuar veteranët mashtrues.
Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar duke postuar një letër në llogarinë e tij në Facebook, se ka pasur ndikim politik gjatë hetimit të veteranëve mashtrues.
Blakaj, ka dorëzuar një aktakuzë tek kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku, sipas të cilit aktakuza nuk është e përfunduar. Millaku ka thënë se kopja e aktakuzës së dorëzuar nga Blakaj, ka qenë e panënshkruar, derisa një kopje të nënshkruar e ka pranuar disa javë më vonë nëpërmjet postës elektronike.
Ndërsa Insajderi, ka marrë vesh se Shefkiu e ka marrë këtë lëndë vullnetarisht. Ai pritet që brenda disa javësh ta dorëzojë atë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për gjykim.
Shefkiu, është emëruar prokuror special vitin e kaluar. Ai ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Commentaires