top of page
123.jpg

Nga 1 shtatori Europa ndalon llambat e vjetra, do të shiten vetëm LED

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 24, 2018
  • 1 min read

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1 shtatori. Sasitë rezervë mund të vazhdojnë të shiten dhe dritat e vogla inkandeshente në pajisjet shtëpiake do të përjashtohen, por një përpjekje kontinentale për kalimin tek diodat që emetojnë dritë, LED-s, ka nisur dhe sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve, kjo do të zbusë ndjeshëm faturat e energjisë.

Dritat LED konsumojnë pesë herë më pak energji se llampat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona tonë emetime karboni. Aktualisht, llampat halogjene janë më të lira se dritat LED, por çmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë.

Llampat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare, ka të paktën 10 llampa halogjene dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për tre apo katër orë në ditë, së paku.

Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimaterike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë është gjëja e duhur për t’u bërë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page