top of page
123.jpg

SHPËRTHEN HARADINAJ: ALBIN KURTI ËSHTË HAJN, MASHTRUES DHE NJË ORDINER (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 23, 2018
  • 2 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hajn dhe mashtrues ordiner kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E gjithë ky ofendim ndaj Kurtit ka ardhur për shkak të pozicionimit të VV-së përkrah prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk e ka humbur asnjë mundësi të vetme për ta ofenduar rendin dhe ligjin. Thotë se Kurti nuk i ka respektuar as gjykatat e lëre më prokurorët.

“Do që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka hup asnjë mundësi për me e ofenduar rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatë e lëre më prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzuar”, tha Haradinaj në RTV 21.

Tutje Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej 99’ i ka dhënë mundësi ligjit vendorë dhe ndërkombëtarë është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin Haradinaj ka thënë se ai është Albin Kurti.

“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtru njerzt e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.

Blakaj është dorëhequr nga pozita e tij e prokurorit special javën e kaluar. Ai kishte dhënë dorëheqje për ta vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blakaj ishte duke i hetuar listat e fryra të veteranëve të UÇK-së , për të cilat kishte thënë se kishte marrë kërcënime të ndryshme./Insajderi.com


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page