top of page
123.jpg

Thaçi sjell fjalët e Rugovës për shkëmbim territoresh, ironizon me bashkëpunëtorët e tij

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 24, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit te ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili me 1994 ishte shprehur pro shkëmbimit te territoreve.

Ai nuk është habitur fare me reagimin e disa ish bashkëpunëtorëve të Rugovës, të cilët janë munduar ta mohojnë këtë.

“E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot”, ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook. Thaçi po ashtu ka postuar një pjesë të Intervistës të Rugovës, duke nënvizuar fjalët ku Rugova shprehet kundër ndarjes, por thotë se mund të ketë ndonjë pazar për shkëmbim te territoreve. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page