top of page
123.jpg

Beogradi i gëzohet deklaratës së Boltonit: SHBA-ja respekton interesat e Serbisë në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton se SHBA-ja nuk kundërshton korrigjimin territorial nëse rreth tij merren vesh Beogradi e Prishtina, tregon se fuqitë e mëdha për herë të parë respektojnë interesat e Serbisë për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën, thotë zyrtari i Partisë Përparimtare serbe (SNS- Srpska napredna stranka) Goran Vesiq, transmeton Koha.net. Ai ka vlerësuar se ky qëndrim reflekton politikën e suksesshme ndërkombëtare që tash e disa vite e udhëheq kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka vlerësuar se deklarata e Boltonit është e rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Serbia tash është e barabartë me Kosovën në bisedime. “A mund ta paramendonit para një viti një intervistë të tillë të cilitdo zyrtar amerikan vendi i të cilit e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Ky është ndryshimi madh, e çfarë do të ndodhë në fund, askush nuk do ta dijë”, ka thënë Vesiq, përcjell tanjug. “Çelësi i zgjidhjes së problemit është SHBA-ja, nuk është as BE-ja. Ndryshim në politikën amerikane hap mundësi për marrëveshje”, ka thënë ai. Edhe për analistin e sociologun serb Vladimri Vuletiqit, deklarata e Boltonit çel hapësira për marrëveshje rreth kufizimit. Kjo deklaratë, sipas tij, është lëvizje nga pika 0 që në SHBA ekzistonte që nga shpallje e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 Drejtori i Qendrës për studime të globalizimit Dejan Miletiq deklaratën e Boltonit e ka quajtur shumë të rëndësishme: “Për herë parë po tregohet se në SHBA po dëgjohet zëri i Serbisë dhe se po respektohen interesat e saj se duhet bërë një kompromis”, ka thënë Miletiq. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page