top of page
123.jpg

Gjermania nuk do t’i njoh patentë shoferët e Kosovës, ishte keqkuptim

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar opinionin publik se Gjermania nuk do të njoh akoma patentshoferët e Kosovës. Drejtoresha e zyrës për informim në MPB, Rroksana Qarri ka thënë në një prononcim për Indeksonline se deklarata e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë është keqinterpretuar nga portalet. Sipas saj, procedura për një gjë të tillë është iniciuar por që akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. “Deklarata e ministrit maqedonas për Alsat M thotë: Republika e Maqedonisë është afër arritjes së marrëveshjes me Kosovën dhe Gjermaninë sa i përket njohjes reciproke të patentshoferëve. MPB ju bënë të ditur se me Republikën e Maqedonisë është në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve. Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën por ende nuk ka konfirmim zyrtar”, ka thënë qARRI. Sipas saj, prioritet i ministrit Bejtush Gashi dhe MPB-së është njohja e patentshoferëve jo vetëm nga Repubika Federale e Gjermanisë por edhe nga shtetet tjera të BE-së me të cilat synojnë të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale. “Arritja e çdo marrëveshje me njërin nga këto shtete do të njoftohet menjëherë opinioni”, ka përfunduar Qarri.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page