top of page
123.jpg

Karriera “vret” dashurinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore. Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore nga ato të cilat nuk janë të përqendruara aq shumë në punë. Këtë e ka konstatuar hulumtimi më i ri, në të cilën meshkujt kanë vlerësuar joshjen e fytyrave femërore, transmeton Telegrafi. Ka rezultuar që më pak i tërheqin femrat te të cilat më parë është përcaktuar që në organizëm kanë tepricë niveli të kortizolit, përkatësisht hormonin e stresit. Ekspertët për këtë kanë shpjegim të thjeshtë – stresi ndikon keq në shëndetin, ndërsa ai ndikim i keq pashmangshëm lexohet në fytyrë.

Veç kësaj, gjendja e keqe shëndetësore nënkupton edhe sterilitetin potencial, gjë që regjistrohet instinktivisht, sepse meshkujt janë të programuar ashtu biologjikisht që i tërheqin femrat e shëndetshme, të cilat mund t’u dhurojnë trashëgimtarë. Shkencëtarët theksojnë që femrat të cilave segmenti kryesor jetësor u është karriera, vazhdimisht i janë të ekspozuara stresit të madh, andaj organizmi i tyre liron sasi të mëdha kortizoli dhe i bën më pak tërheqëse për meshkujt. Gjithashtu, femrat e tilla nuk kanë kohë për takime dhe njohje me meshkuj. Ky hulumtim është edhe një në një sërë të tillësh, të cilët tregojnë që stresi është shumë i dëmshëm, mirëpo lajm i mirë është që mund të ndikojnë në të. – Në të vërtetë, kur ta reduktojnë stresin në minimum, do ta reduktojnë edhe kortizolin në trup dhe do të bëhen më tërheqëse – ka thënë dr. Markus Rantala. /Telegrafi/


Σχόλια


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page