top of page
123.jpg

Kujdes në rrethrrotullime, vetëm në dy orë policia ka vënë 78 gjoba

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Vetëm në dy orë, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk japin përparësi në rreth rrotullime apo vendkalime këmbësorësh. Në një deklaratë për mediat, të shoqëruar edhe me video, policia thotë se "evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën policore në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë". Policia thotë se kontrollet janë në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” dhe janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës. 

Video 👈


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page