top of page
123.jpg

Limaj: Dhimbjen për rënien e dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova” e kthyem në forcë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 2 min read

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka thënë në akademinë përkujtimore me rastin 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të brigadës “121 Ismet Jashari-Kumanova”, se 20 vjet më parë UÇK dhe ata ishin në një udhëkryq ku përcaktohej e ardhmja e tyre dhe qytetarëve të strehuar në këto anë. 

Ai tha se nëse do të ndaleshin, atëherë do ta tradhtonin gjakun e dëshmorëve që kishin rënë. Ai theksoi se pavarësisht humbjeve dhe goditjeve ata nuk u gjunjëzuan për lirinë e Kosovës. Limaj tha se sa herë ka nevojë Kosova për lirinë e saj ata do të jenë të gatshëm për të vazhduar. Limaj u ka bërë thirrje veteranëve që të vazhdojnë me ndjenjën si kur kanë nisur luftën. Ish-komandant Çeliku tha se këta dëshmorë nuk i kanë parë në televizion, por kanë qenë bashkë në shumë beteja dhe kujtojnë histori në secilën betejë. Ai shtoi se kanë pasur ëndrra së bashku dhe se e kanë ditur për çka po luftojnë. “Ne kishim marr një goditje të jashtëzakonshme, shumë të rëndë para 20 vitesh, ishim para opsionit që nga kjo goditje të gjunjëzohemi apo ta kthejmë në forcë. Ishte një moment që UCK në këtë zonë të rimobilizohej për të vazhduar rrugën e shokëve tanë apo të zhdukej dhe të ndërpritej ëndrra për çlirim. Nëse do të ndaleshim do të tradhtonim gjakun e atyre që ne i humbëm. Nëse do të ndaleshim, forcat serbe do të futeshin në këto zona dhe do të masakronin familjarët tanë e popullin që ishte strehuar. Pas kësaj goditje e dy dilemave, ne vendosëm që dhimbjen që na u shkaktua me vrasjen e Komandant Kumanovës e shumë të tjerëve, ta kthejmë në kujtim për veprat e tyre që do të na shërbenim të vazhdonim fuqishëm luftën ku e lanë ata”, tha Limaj Ish-zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi tha se ftesës për liri iu përgjigjen që në ditët e para Ismet Jashari me shumë tjerë anë e mbanë trojeve shqiptare. Krasniqi tha se gurthemeli i lirisë së Kosovës janë dëshmorët e kombit. “Dje atdheu ynë i robëruar e kërkonte fatishmërina për flijim dhe asaj ju përgjigjën mijëra djem e vajza. Sot atdheu ynë, Republika e Kosovës nuk kërkon gatishmërinë e qytetarëve të saj për flijim, atdheu sot kërkon integritetin tonë, dijën tonë, dashurinë e përkushtimin tonë për ndërtimin e shtetit demokratik, shtetin e së drejtës, shtetin që hapë përspektivë për gjithë kombin e qytetarët e tij. Këtë ia kemi borgj Kosovës, shtetit tonë që është i ngritur mbi gjakun e jetët e mbi dymbëdhjet mijë qytetarëve të të gjitha”, theksoi Krasniqi Ish komandanti i brigadës “121 Kumanova”, Haxhi Shala tha se rënia e bijve dhe bijave me të mira të këtij vendi solli lirinë e Kosovës. Ai tha se djemtë e Kosovës nuk e duruan robërinë prandaj dhanë jetën për liri. Gjatë ditës së sotme janë bërë edhe homazhe nga liderë institucional e politik në Kleçkë 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page