top of page
123.jpg

Petritsch: Nëse s'ka marrëveshje do të humbë Vucici, Thaçi e Mogherini

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Është koha për një marrëveshje finale në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , kështu ka thënë ish- përfaqësuesi i lartë i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, duke shtuar se një korrigjim shumë i vogël i kufijve është i nevojshëm, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të jetë e pranueshme për të gjitha palët. 

Në një intervistë për N1 Petritsch beson se dialogu ka arritur në atë pikë, sa që duhet të merret një vendim përfundimisht. 

"Unë nuk besoj se çështje të këtilla mund të vazhdojnë pa marrë vendime" ka thënë Petriç, duke ngritur shqetësime se konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë për një kohë të pa caktuar, shkruan Gazeta Express, marrë nga e përditshmja serbe "Blic". 

Ai ka thënë se ka një gatishmëri të të dyja palëve për arritje të një marrëveshjeje të përbashkët, duke i kujtuar Komisionit Evropian se do të ishte mirë që marrëveshja përfundimtare të bëhet deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm. 

"Nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, kam frikë se kjo do të jetë një humbje për Aleksandër Vuçiqin, Thaçin, Mogherinin. Nëse zgjidhja nuk bëhet tani, atëherë do të marrë një kohë të gjatë. Mbase nuk është zgjidhja ideale, por politika dhe jeta reale asnjëherë nuk janë perfekt", ka shtuar Petritsch. 

Por ideja e lëvizjes së kufijve është kundërshtuar jashtëzakonisht ashpër nga kryeministri Haradinaj. 

Ndërkohë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq para pak ditësh ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, ndërsa për shkëmbim territoresh as që bëhet fjalë. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page