top of page
123.jpg

Përballja mes Thaçit e Vuçiqit ndodhë sot në Austri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të ballafaqojnë qëndrimet e tyre në një debat që do të zhvillohet sot, e shtunë, në Forumin Europian Alpbach.

Thaçi e Vuçiq do të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE. 

“Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë”, ka shkruar të premten presidenti kosovar në Twitter. 

Përveç Thaçit e Vuçiqit, në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë si presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidnti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. 

Gjithashtu do të ketë edhe studiues, analistë e gazetarë të ndryshëm që do të jenë pjesë e diskutimit. 

Forumi Europian Alpbach është një platformë interdisiplinare për shkencën, politikën, biznesin e kulturën. Ky forum është themeluar në vitin 1945 dhe përgjatë viteve ka trajtuar problemet socio-politike të vendeve europiane. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page