Thaçi dhe Vuçiq pran njëri-tjetrit në forumin në Austri
- rilindjashqiptare
- Aug 25, 2018
- 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë ulur pranë njëri tjetrit në forumin që ka filluar të mbahet në Austri ku temë diskutimi është perspektiva evropian e Ballkanit Perëndimorë. Deri më tani fjala nuk u është dhënë as Thaçit dhe as Vuçiqit, përderisa vazhdojnë të mbesin në qendër të vëmendjes në këtë forum.
Në këtë forum do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. “Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor?
Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës.

Ndërsa kohen e fundit temë tejet e diskutuar ka qenë shkëmbimi i territoreve në kuadër të marrëveshjes së finale Kosovë -Serbi, ide kjo që u mbështet edhe nga këshilltari i Trump, John Bolton, nëse palët merren vesh.
“Mosmarrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar”, është shprehur ai.

Comments