top of page
123.jpg

Trajneri i Zvicrës flet për herë të parë pas largimit të Valon Behramit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 24, 2018
  • 1 min read

Mesfushori nga Kosova, Valon Behrami është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Shkak për largimin e tij nga ekipi përfaqësues zviceran është bërë një telefonatë nga trajneri Vladimi Petkovic.

E për këtë gjë për herë të parë ka folur trajneri boshnjako zviceran, Petkovic. Sipas tij ai nuk e ka të drejtën të pensionojë futbollistë, por që fjalët e tij janë keqkuptuar.

“Unë nuk e kam atë të drejtë të pensionoj lojtarët, vetëm mund të përzgjedh ose jo një futbollist”, u shpreh Petkovic për mediat zvicerane.

“Kam dashur vetëm t’i informojë disa lojtarë se ndeshjet në Ligën e Kombeve do t’i shfrytëzojë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj për të pasur më të lehtë të zgjedh skuadrën për kualifikimet e vitit të ardhshëm për Euro 2020”, tha ish- trajneri i Lazios.

“Të gjithë lojtarët e kuptuan arsyeshmërinë time, Gelson Fernandes madje e kishte pritur se kishte vendosur të pensionohej, të gjithë tjerët e kuptuar, fatkeqësisht vetëm Valoni jo”, vazhdoi tutje numri një i Kombëtares së Zvicrës.

Petkovic ka thënë se i vije keq për Behramin, pasi nuk e meriton një gjë të tillë.

“Më vjen keq për Behramin, nuk e meriton këtë pas gjithçkaje që ka dhënë për ekipin kombëtar”, përfundoi Petkovic. /Telegrafi/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page