top of page
123.jpg

Zyrtare: Bashkimi Evropian njofton për takimin e Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e Jashtme, Federica Mogherini, do të takohet më 7 shtator, në Brukse, me Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin.

Mogherini do të takohet me presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në të cilën ajo është ndermjetësuese, transmeton lajmi.net.

Siç është raportuar në faqen e internetit të Bashkimit Evropian, Mogherini do të vazhdojë bisedimet me dy presidentët për marrëveshjen për normalizim të plotë të marrëdhënieve për të arritur progres konkret, duke pasur parasysh prioritetin që ka dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së dhe perspektivën evropiane të rajonit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page