top of page
123.jpg

Çka dini për rregullën 50-30-20?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 25, 2018
  • 2 min read

Eksperti për lidhje, Wendy Atterberry, propozon rregullën të cilën e ka quajtur 50-30-20. 

Këta numra kanë kuptimin që 50 për qind të kohës duhet ndarë për partnerin, 30 për qind për miqtë dhe familjen dhe 20 për qind për veten. Harroni porositë SMS Porositë SMS janë armiku kryesor i çdo forme të komunikimit. Nëse keni arritur në situatën kur me partnerin duhet të debatoni, bëjeni këtë debat nëpërmjet telefonit apo kokë më kokë. Pranoni kompromisin, por mos e harroni veten “Nëse i pranoni gjithë ato që dëshiron partneri, do të ndërtoni një bazë të keqe për debate të ardhshme”, konstaton Vendi. Mos bëni krahasime me ish-partnerin me të tashmin Mos bisedoni për meshkujt e tjerë derisa të mos jeni të sigurt për lidhjen tuaj. Mbase do të mendoni që partneri juaj i tashëm dëshiron të dëgjojë se çfarë dashnori ka qenë ish i dashuri, mirëpo ekzistojnë gjasa që të hyni në një “terren të rrëshqitshëm” në të cilin shumë lehtë mund të rrëzoheni. Tregojani kufijtë tuaj Bisedoni haptas për gjërat të cilat i dëshironi apo për ato që nuk i dëshironi në shtrat dhe a ju pengon këmbimi i përkëdheljeve para të tjerëve. Mos u bëni sikur lidhja juaj është më e sigurt seç është në të vërtetë Koha do të tregojë se a e meriton ai që të jetë pranë jush dhe a do të tregojë gatishmëri të ndërtojë lidhje serioze apo thjesht kjo gjë as që i ka shkuar në mend. Vazhdoni të jini femër e lumtur dhe e pavarur Mos prisni nga mashkulli që ai të jetë i vetmi burim i lumturisë suaj, por kënaquni me ato gjëra të vogla të cilat ju bëjnë të lumtur, por të cilat nuk kanë lidhje me partnerin tuaj. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page