top of page
123.jpg

A rrëshqet vetura nëse shkel mbi lëvoret e bananes [VIDEO]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2018
  • 1 min read

“Super Mario” është një nga video-lojërat më të njohura dhe më të gjata që është luajtur nga shumë breza. Ajo deri më sot ka pasur disa versione. Çdokush që ka luajtur versionin e saj për gara, “Mario Kart”, e dinë që lëvorja e bananes është një nga armiqtë më të mëdhenj, sepse gjatë kartingut nëse kalon mbi lëvoret e bananes do të humbisni kontrollin dhe automjeti do të fillojë të rrotullohet në mënyrë të pakontrolluar. A është e njëjta gjë edhe në jetën reale, kanali në YouTube “TheHoonigans” ka vendosur ta vërtetojë këtë, transmeton Koha.net. “TheHoonigans” në një pistë ka hedhur mbi 1,000 lëvore të bananes dhe shoferi i Audit Andreas Bakkerud, i cili teston veturat e tij, është angazhuar që me modelin e ri Audi RS5 ta vërtetojë këtë. Se si ka kaluar ky lloj testimi, shikoni në video. 

Për video kliko KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page