top of page
123.jpg

Arjanit Muriqi, portieri i talentuar shqiptar që u grumbullua në bankën rezervë të Manchester Cityt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2018
  • 1 min read

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim tek Wolverhampton. Skuadra e Pep Guardiolas hasi në vështirësi në këtë takim, pasi edhe fati ia ktheu shpinën kur goditi dy herë shtyllën me anë të Kun Agueros. E veçantë e kësaj sfide ishte se trajneri Pep Guardiola kishte grumbulluar një futbollist shqiptar në mesin e 18 futbollistëve. Fjala është për portierin Arjanit Muriqi shqiptar nga Mali i Zi. 19-vjeçari u grumbullua si portier rezervë pas lëndimit të portierit të dytë të Cityt, Claudio Bravo. Në fakt City e kishte huazuar portierin tek NAC Breda në Holandë, por vetëm një muaj qëndroi Muriqi atje për tu rikthyer në Angli. 

(Muriqi gjatë ndeshjes miqësore ndaj Tottenham Hotspur vitin e kaluar)

Pep Guardiola dha urdhër që portieri të rikthehet në klub pas huazimit pasi kishte nevojë urgjente për të. Muriqi iu bashkua Cityt në vitin 2016 nga gjiganti zviceran Grasshopper dhe deri më tani ka mbrojtur për grupmoshat U18 dhe U23. Në Nac Breda, portieri i talentuar shqiptar ka mbrojtur vetëm një ndeshje atë të fituar 3-0 ndaj De Graafschap. Debutimi i shqiptarit në Eredivisie me fanellën e Nac Breda 

I gjatë 1,98 centimetra, Muriqi aktualisht është pjesë e Kombëtares së Malit të Zi për U21. Shpresojmë që Përfaqësuesja e Kosovës të bind lojtarin që ta vesh fanellën verdh e kaltër 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page