top of page
123.jpg

John McCain adoptoi foshnjën që ia la nëna Tereza në duar: Kjo është historia e rrëfyer prej tij

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2018
  • 1 min read

Senatori amerikan John McCain, ndërroi jetë në mbrëmjen e së shtunës pas komplikimeve të tij shëndetësore. McCain vdiq vetëm një ditë para se të shënohej ditëlindja e humanistes shqiptare Nënës Terezë, me të cilën atë e lidh diçka mjaft e rëndësishme. Këtë e gjë e pati bërë të ditur vet senatori amerikan John McCain gjatë vizitës së tij të vitit 2017 në Kosovë, kur tregoi se ai dhe gruaja e tij kishin adoptuar të bijën e tij nga humanistja shqiptare Nënë Tereza. ”Nëse më lejoni, dëshiroj ta tregoj një tregim të shkurtër personal për familjen time duke qenë i vetëdijshëm se çfarë figure të madhe ka pasur figura e Nënë Terezës. Para 24 vjetësh, gruaja ime ishte në Bangladesh dhe po vizitonte jetimoren e Nënës Terezë ku vetë Nëna Terezë erdhi në takim dhe kishte me vete dy foshnje, ajo i kishte thënë bashkëshortes sime se duhet t’i marrë me vete të dyja foshnjet sepse përndryshe ato do të vdesin”. Gruaja ime i mori të dyja foshnjet që kishin sëmundje vdekjeprurësë, njëra prej tyre është bija jonë, tjetra është adoptuar nga një familje tjetër. Falënderojmë Nënën Terezë që na ka pasuruar jetën tonë”, pati deklaruar McCain në fjalimin e tij para deputetëve kosovarë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në ditën kur dhe kishte ardhur për vizitë në vitin 2017, njofton Klan Kosova.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page