top of page
123.jpg

Skena që rrallë shihen, rivalin e bën për spital (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2018
  • 1 min read

Justin Gaethje foli me grushte gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në UFC Fight Night Lincoln, duke mposhtur me nokaut James Vic pas vetëm 1:30 minutave në peshën e lehtë.

Luftëtari i cili renditet i shtati në botë në peshën e lehtë, ka mposhtur me një nokaut të frikshëm luftëtarin e vendit të 10-të, Vick, të cilit i duheshin disa minuta për të kuptuar se çfarë e kishte gjetur. Ndeshja mund të ketë zgjatur pak, por mosmarrëveshjet e tyre janë të dokumentuara tashmë dhe kishin muaj që vazhdonin.

Vick është transportuar në spital pas ndeshjes për masa parandaluese. Ndërkohë Gaethje ishte shumë i lumtur, por ka kërkuar disa muaj pushime.

“Jam ndeshur katër herë brenda 13 muajve. Më lini të pushoj pak. Nuk kam qenë asnjëherë në Havai, as në Xhamajkë, nuk kam blerë asnjëherë një shtëpi. Më lini të bëj disa gjëra përpara se të filloj përsëri stërvitjen”, ka thënë Gaethje. 

Për video kliko KËTU


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page