top of page
123.jpg

Turqia po planifikon heqjen e sistemit “All Inclusive” nëpër hotele

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 26, 2018
  • 1 min read

Sektori i turizmit në Turqi po shqyrton heqjen e sistemit gjithëpërfshirës «All Inclusive», tha Hurriyet, duke iu referuar Shoqatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve. Sipas të dhënave të industrisë, sistemi është tashmë i rr`skaitqr, pavarësisht faktit që numri i turistëve ka tejkaluar nivelin e vitit 2014, ndërsa të ardhurat nuk po rriten e as po ulen. Ministri turk i Turizmit dhe Kulturës, Mehmed Ersoy, gjithashtu beson se diçka duhet të ndryshojë dhe se vendi duhet të përpiqet për më shumë para nga turistët. Aktualisht, sipas hotelierëve, të ardhurat mesatare për person janë 76 euro në ditë. Pritet që deri në fund të vitit 2018 Turqinë ta vizitojnë 36 milionë turistë, të cilët do të sjellin rreth 30 miliardë dollarë të ardhura. Shumica e turistëve vijnë nga Rusia, 4.5 milionë vitin e kaluar, pastaj gjermanët – 3.5 milionë. /Albinfo 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page