Vushtrri: Hidhërohet me gruan, djegë hambarin
- rilindjashqiptare
- Aug 26, 2018
- 1 min read

Një incident i pazakontë është shënuar në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë ku një qytetar i komunitetit serb i ka vënë flakën hambarit. Në raportin për ngjarjen policia ka sqaruar se motivi i zjarrëvënies ishte një mosmarrëveshje që i dyshuari e kishte me gruan e tij. Policia ka sqaruar se personi i dyshuar ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer veprimin. I njëjti është paraburgosur me vendim të prokurorit.
Comentários