top of page
123.jpg

“Bujanoci më 1947 ishte pjesë e Kamenicës”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 27, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu po pretendon se Bujanoci ishte me Komunën e Kamenicës pas Luftës së Dytë Botërore. Për këtë Kadriu ka ofruar edhe dokumente të vjetra 70 vjeçare si dëshmi. “Dokumenti është një certifikatë e notave, certifikatë e kursit të anti analfabetizmit dhe një parcelë kadastrale”, shprehet për Klan Kosovën, Kushtrim Kadriu. I pari i Vatrës thotë se ka edhe dokumente tjera që dëshmojnë se këto treva kanë qenë pjesë e Kosovës. “Dokumenti i parcelës kadastrale është shumë i rëndësishëm, sepse dëshmon se Bujanoci ka qenë pjesë e Kosovës”, shprehet më tej ai. Ai thotë se trevat shqiptare me pajtimin e Titos iu dhanë Serbisë, ndërsa Kosova përfitoi vetëm Leposaviqin. “Kjo u bë me qëllimin e vetëm që të bëhet një përzierje e popullatës, që gjoja edhe në Kosovë ka serb, e Serbi ka shqiptarë”, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page