Ekskluzive: Ja kur do të bëhet e ditur lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve
- rilindjashqiptare
- Aug 27, 2018
- 1 min read

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të fillojë aventurën e re në shtator të këtij viti.
Kosova në krye me trajnerin Bernard Challandes do të luajë dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, shkruan GazetaBlic
Me 7 shtator, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj kombëtares së Azerbejxhanit, kurse me 10 shtator, Kosova me shumë gjasë do të rikthehet në atdhe për të luajtur në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ishujve Faroe.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic‘, menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Bajram Shala ka konfirmuar datën e grumbullimit të lojtarëve dhe datën e publikimit të listës së lojtarëve.
“Me 2 shtator do të vijnë një pjesë e lojtarëve që kanë luajtur me 31 gusht dhe me 1 shtator, kurse ata që luajnë me datën 2, do të vijnë me tre shtator në Kosovë”, ka konfirmuar fillimisht Shala.
Më pas menaxheri i FFK-së, Bajram Shala ka bërë të ditur se lista e lojtarëve do të publikohet me 31 gusht (të premten).
Kombëtarja e Kosovës do të niset për në Azerbejxhan (Baku) me 6 shtator në mëngjes, ndërsa kthimi do të bëhet me 7 shtator, menjëherë pas duelit.
Comments