Ky qendërmbrojtës nga Serie B mund ti bashkohet Kosovës (Foto)
- rilindjashqiptare
- Aug 27, 2018
- 1 min read

Kosova është në kërkim të futbollistëve që luajn në repartin defanziv, shkruan futbollikosovar.com.
Gjendja alarmante kohën e fundit me mungesen e minutave për Rrahmanin e Ismajlin në Kroaci, ka shtyr Kosovën të mëndoj më larg për gjetjen e futbollistëve në këto reparte.
‘Futbollikosovar.com’, mëson se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challendes ka hedhur sytë nga Serie B e Italisë, te qendërmbrojtësi i skaudrës, Cosenza, Kastriot Dermaku.
Futbollisti me prejardhje nga Prishtina, është titullar i padiskutushëm te skuadra e tij në Serie B, andaj shihet si një nga futbollistët që mund ti kryej punë shumë Kosovës.
Kujtojm se Dermaku ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 ku ka zhvilluar një takim.

Comentarios