Luka Modric ngazëllen tifozët e Real Madridit me postimin e fundit
- rilindjashqiptare
- Aug 27, 2018
- 1 min read

Luka Modric ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Real Madridi këtë verë. Madje, ishte raportuar se mesfushori kroat kishte kërkuar vetë largimin nga Bernabeu. Por, në fund, klubi madrilen bllokoi largimin e Modric drejt Interit në Serie A, transmeton IndeksOnline. Në fund të afatit kalimtar, Modric e bëri të ditur se do të qëndrojë në Real Madrid. Dhe tani përmes rrjetit social, Twitter, Modric ka ngazëllyer tifozët madrilen me postimin e tij. ”6 vite duke luajtur për klubin më të mirë në botë. #HalaMadrid”, shkroi finalisti i Botërorit në Rusi.

Comments