top of page
123.jpg

Në këtë vend bien 90 cm shi brenda dy ditëve [VIDEO]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 27, 2018
  • 1 min read

Filmimet e reja të kapura nga lart në qytetin Hilo në Hawai tregojnë shkallën e përmbytjeve shkatërruese, pasi Uragani Lane u përplas me ishujt e Paqësorit të premten. Mijëra njerëz mbetën pa energji pasi rrebeshi solli 35 centimetra shiu nëpër Big Island në vetëm 48 orë. Videoja e filmuar nga ajri mbi qytetin bregdetar të Hilo-s tregon përmbytje të gjera rreth zonave të banuara. Banorët thuhet se përdorën thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga përmbytjet, një ngjarje që do t’i sjellë një tjetër goditje industrisë fitimprurëse të turizmit në ishull pas shpërthimit të vullkanit Kilauea muajin e kaluar. Hawaii Star Advertiser njoftoi se Uragani Lane ka hedhur pothuajse 91 cm shi në pjesët e Big Island, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe duke penguar kështu përpjekjet e rimëkëmbjes. Uragani u zvogëlua në një stuhi tropikale në orët e hershme të së shtunës, por autoritetet thanë se ata ende prisnin përmbytje të mëtejshme dhe erëra në pjesë të ishullit. Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar më parë gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin.

Videon mund ta gjeni duke klikuar KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page