top of page
123.jpg

Rama poston videon: Ja si do jetë Unaza e Madhe lindore në Tiranë. Puna nis në vjeshtë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 27, 2018
  • 1 min read

Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur mëngjesin me postimin e një videoje, duke na njohur kështu me një projekt të rëndësishëm për gjithë kryeqytetasit, atë të Unazës së Madhe lindore të Tiranës.

Kryeminsitri thotë se kontratat e këtij projekti kanë përfunduar dhe puna për realizimin e këtij projekti nis në vjeshtë. Unaza e Madhe lindore nis nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, kalon deri në Farkë dhe aty bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan. Mesazhi i Rames MIRËMËNGJES Dhe me këtë shfaqje të projektit të Unazës së Madhe lindore të Tiranës nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan (aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime), duke ju informuar se kontratat mbyllen e puna nis këtë vjeshte, ju uroj një javë të mbarë.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page