A është ky reagim dëshmi se Mourinho po largohet nga Unitedi?
- rilindjashqiptare
- Aug 28, 2018
- 1 min read

Jose Mourinho duket më afër se kurrë largimit nga Manchester United.
Për trajnerin portugez, ndeshja me Tottenhamin mund të jetë e fundit në krye të skuadrës nga ‘Old Trafford’.
Manchester United pësoi një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi nga skuadra e Mauricio Pochettinos.
Pas kësaj humbje, që ishte e dyta për Unitedin këtë sezon, Jose Mourinho filloi të përshëndetej me lojtarët, për t’u ndalur e për t’i përshëndetur edhe tifozët që gjendeshin akoma në stadium.
Reagimi i tij ka ngjallë shumë dyshime, duke bërë që mediet në Angli të shohin fundin e portugezit në krye të Unitedit.

Comentarios