top of page
123.jpg

Kaq vite burg i presin ata që kanë bërë mashtrime me rastin e veteranëve (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2018
  • 2 min read

Ata që kanë mashtruar në rastin e veteranëve, mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

Avokati Musa Damati thotë për RTV Dukagjinin, se këtë dënim e parashikon Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Me nenin 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkufizohen tiparet e veprës penale për mashtrim. Po ashtu parashikohet edhe lartësia e dënimit, e cila është dënim me gjobë apo burgim nga 3 deri në 10 vite burgim”, shprehet avokati Musa Damati.

Kjo çështje u riaktualizua me dorëheqjen e tashmë ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Se ka numër të ekzagjeruar të veteranëve, e pranojnë edhe në Komisionin për Njohjen dhe Verifikimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj që ka ndonjë veteran që nuk meriton të jetë në atë listë, që s’e meriton ta ketë statusin e veteranit, por numrin e kanë dhënë komandantët e zonave”, deklaroi drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla.

Gazmend Syla thotë se janë në pritje të ndonjë vendimi gjyqësor, për të ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

“Ne nuk kemi ndonjë dokument zyrtar, shembull një aktakuzë të ngritur se sa është numri i veteranëve që duhet larguar nga lista e pagave. Pa pasur aktakuzë, ne nuk mundemi me paragjyku”, shprehet më tej Syla.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se vetëm një gjyqësor i pavarur, këtë çështja mund ta zgjidh.

“Për t’u pastruar nga kjo histori, është që aktakuza të dërgohet në gjykatë, e njëjta të mbrohet dhe të kemi një aktgjykim final i cili pastaj do të vërtetonte nëse kemi pasur të bëjmë me një proces të kundërligjshëm të listave të veteranëve të luftës”, shprehet Ehat Miftaraj.

Mbi 22 milionë euro vlerësohet të jetë dëmi në buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm vetëm gjatë periudhës janar – korrik të vitit 2018.

Liderët institucional, përfshirë kryeprokurorin e shtetit, janë zotuar se rasti i veteranëve do të shkojë deri në fund, dhe për këtë është caktuar edhe një prokuror i ri, që do të merret me këtë çështje. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page