top of page
123.jpg

Kosova – Ishujt Faroe, mësohet kur do të fillojë shitja e biletave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2018
  • 1 min read

FFK-ja pret që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i mbushur për ndeshjen me Ishujt Faroe.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pritet t’i hapë dyert për Përfaqësuesen e Kosovës dhe tifozët e saj, më 10 shtator, për ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Ishujve Faroe.

Për futbollistët e Kosovës do të jetë kjo ndeshja e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe e para në shtëpi, shkruan koha ditore.Ndonëse përgjigjja zyrtare lidhur me licencimin e stadiumit nga UEFA nuk ka ardhur ende në FFK, shtëpia evropiane e futbollit ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në Prishtinë, ndërsa FFK-ja tashmë ka nisur përgatitjet.

Biletat për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe do të dalin në shitje javën e ardhshme, kanë thënë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kosova fillimisht luan ndaj Azerbajxhanit më 10 shtator, para se të luajë si vendës ndaj Ishujve Faroe. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page