Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave në Komitetin LIBE
- rilindjashqiptare
- Aug 28, 2018
- 1 min read

Ministra e Integrimeve, Dhurata Hoxha deklaroi sot se nesër më datën 29 dhe pasnesër më datën 30 komiteti LIBE që është organ i Parlamentit Evropian do të diskutoj për vizat e Kosovës.
"Nesër dhe pasnesër do të mbahet takimi i komitetit LIBE, dhe unë do të jem që nga sot në Bruksel me ç'rast do të takohem me Eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave me Kosovën Tanja Fajon. Presim lajme të mira që vizat për Kosovën të kalojnë këtë proces dhe të kaloj në hapat e ardhshëm", theksoi ministrja Hoxha pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Hoxha po ashtu u shpreh optimiste lidhur me procesin e vizave të Kosovës në komitetin LIBE. "Nesër është diskutimi, ndërsa votimi është pasnesër nuk presim befasi sepse të gjithë kanë premtuar votën e tyre pasi duhet vota e shumicës", tha Hoxha mes tjerash. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu pjesëmarrës në këtë takim duke e falënderuar ministren Hoxha për kontributin e saj në zbatimin e MSA-së, tha se në fund të tetorit mund të kryhet pjesa e parë e projektit ERA. "Në projektin e MSA-së jemi shumë vonë dhe duhet të punojmë që të gjithë që të zbatohet sa më parë ky projekt", tha Haradinaj./Zeri/
Comments