S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator
- rilindjashqiptare
- Aug 27, 2018
- 1 min read

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai ka bërë të ditur se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator, dhe se nuk do të ketë greva.
Megjithatë, Jasharaj, në një intervistë për “Epoka e re”, ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor, sistemi arsimor mund të përballet me greva, nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta, dhe për nivelizimin e pagave.
Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat, si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta.
Comments